Çifti i njohur nga spektakli televiziv “BBV2”, Luizi dhe Kiara, janë tepër aktiv në rrjetet e tyre sociale, duke iu treguar ndjekësve përditshmërinë e tyre.
Gjatë kohës që ishin me pushime në Turqi, në një “video-live” Luizi tha se lajmi për një shtatzëninë e Kiarës është thjesht një thashethem.
Por dyshimet u ringjallën përsëri pasi Kiara bëri publike disa foto dhe video nga festa e përvjetorit të martesës së prindërve të saj, ku moderatorja shfaqej paksa me barkun e rrumbullakosur.
Ndërkohë që sot Luizi postoi një foto ku shfaqet afër barkut të partneres së tij dhe shkruan: “Rrahjet më të ëmbla në botë!”
Nuk dihet akoma në qoftë se shtatëzania e Kiarës është e vërtetë apo është thjesht një shaka e këngëtarit ku shprehet gjithaahtu edhe dëshira e këngëtarit për tu bërë baba.