Reperi kosovar, Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit si Fero, ka qenë një ndër personazhet më të komentuara në media për shumë arsye.
Fillimisht ajo që tronditi publikun, ishte arrestimi i tij, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, modeles së njohur, Arbenita Ismajli.
Pas arrestimit, një tjetër vendim i Feronit Shabani është edhe prakitikimii fesë islame, për të cilën vendosi të heqë dorë edhe nga muzika.
Ai është shprehur se ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga muzika për shkak se feja islame e ndalon dhe se kërkon falje për tekstet e shkruara dhe këngët e tij, ku dhe dëshiron që ato të fshihen dhe askush të mos i dëgjojë. Fero u shpreh se do të jetë i përkushtuar tek feja islame dhe familja e tij.
Ndërkohë së fundmi përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Fero ka vendosur të ndërrojë emrin e tij, që do të thotë nga ky moment nuk do të quhet më Fero por Khattab.
“Khattab është emri im i ri”, ka shkruar ai në “Instastory”, në profilin e tij të rrjetit social “Instagram”.