Që pas daljes nga shtëpia e BBV, ndoshta temat më të diskutuar rreth Luizit ka qënë heqja e miqve nga Instagrami si edhe shtatzania e Kiarës. Le të fikusohemi pak tek kjo e fundit. Fansat filluan të aludonin për një shtatzani të mundshme të Kiarës, teksa moderatorja ishte duke reklamuar një biznes dhe ishte veshur me një fustan të gjërë, gjë që bëri publikun të dyshonte se Kiara po fshehte dicka.
Mirëpo në një “live” të bërë me ndjekësit e tij në Instagram, Luizi mohoi të gjitha thashethemet, duke deklaruar se Kiara nuk është në pritje të ëmbël
Ndërkaq, publiku u qetësua por kjo nuk zgjati shumë pasi vetëm pak javë më vonë, Luizi i futi sërish fansat e tij në mendime, teksa publikoi një varëse çelësash tepër të veçantë dhe ishte pikërisht një bebe që mban në çelësat e tij.
Dita e sotme ka bërë sërish lëmsh fansat pasi Luizi di si t’ju prekë pikën e dobët të gjithë ndjekësve të tij. Këngëtari ka publikuar një fotografi, teksa shihet duke mbështetur kokën tek një bark i rrumbullakosur, që duket qartë që është një femër shtatzënë.
“Rrahjet më të ëmbla në botë”, shkruan këngëtari i njohur bashkangjitur postimit, duke mos dhënë më shumë detaje.
Sigurisht që kjo fotografi ka ngritur dyshimet tek fansat por sërish Luizi nuk ka arritur të jetë shumë bindës në këtë fotografi.
Padiskutim që në këtë foto nuk është Kiara dhe duket se Luizi ka “zhgënjyer” sërish fansat duke mos dhënë asnjë lajm të ri në lidhje më një shtatzani të mundshme të moderatores
Nga fotoja e postuar, Luizi duket se e ka bërë këtë fotografi gjatë vizitës së tij në shkollën “Zyber Hallulli”, ku shoqëroi fëmijët jetim, për t’ju dhuruar disa momente të lumtura.