Për pak muaj deputeti demokrat Saimir Korreshi do të duhet të shkëputet paksa nga politika, pasi së shpejti do ta shohim në ekranin e Top Channel në një format tërësisht ndryshe.
Jashtë zyrës së punës e foltores së Parlamentin ku jemi mësuar ta shohim, deputeti demokrat do të shfaqet në një pistë kërcimi. Ashtu sikurse vetë ka njoftuar, ai do të jetë një nga konkurrentët e “Dancing With The Stars”.
Gjatë kësaj eksperience, partnerja e tij e kërcimit do të jetë Livia. Livia është balerinë profesioniste dhe punon në teatër si balerinë e parë. Para disa ditësh, në një intervistë për “Shqipëria Live”, deputeti i njohur për batutat dhe ironinë e tij në parlament, njoftoi se i ka thënë “Po” ftesës për të garuar krah konkurrentëve të tjerë, në pistën e kërcimit. Spektakli “Dancing ëith The Stars Albania” nis së shpejti në Top Channel.