SHKODËR, TELAT DHE KABLLOT SI “RRJETË MERIMANGASH” REZIKOJNË JETËN E QYTETARËVE

Në qytetin e Shkodrës të shumta janë rrugët në të cilat telat e energjisë elektrike apo të lidhjeve të internetit tashmë janë kthyer në “rrjetë merimangash”. Të kthyera në një mishmash telash në këto rrjeta ndërthuren kabllot e telefonisë, internetit dhe jo rrallëherë ato të energjisë elektrike, duke shtuar pasigurinë për shëndetin, si dhe shëmtinë e fasadave të qytetit. Një panoramë të tillë e gjen kundo por kjo për qytetarët është një problem shqtetësues.

Mungesa e infrastrukturës së nevojshme për rrjetet kabllore është problem në shumë zona të tjera. Amortizimi si shkak i mosndërhyrjes apo edhe lënia e tyre në një ambine të hapur ku këto tela I ndajnë një lartësi jo shumë e madhe nga toka përben në një thirrje që duhen marrë masa sa më parë. Banorët përballen me frikën e njonjë incidenti të mundshëm për banesat e tyre apo nëse ndonjëri rrezikon jetën nëse ndonjë nga këto tela shkëputet e bie në tokë.

Më te rrezikuarit janë fëmijët dhe të moshuarit e kjo situatë në ndonjë rast mund të shkaktojë edhe tragjedi. Marrja e masave për sistemin e këtyre telave e kabllove të ndryshme edhe shumë e nevojshme në mënyrë që qytetarët të mos ndihen të kërcënuar për jetën e tyre por edhe nga ana estetike e pamjes së qytetit.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME