Në këto ditë të para të shkollës kjo është një orë e zakonshme mësimi në shkollën fillore Mali Kolaj në Velipojë të bashkisë Shkodër. Shkolla është mbyllur sepse tokës dhe godinës i ka dalë pronari. Pronari sipas banorëve është dakord që kjo godinë të vijojë të funksionojë si shkollë por në rast se bashkia paguan qiranë. Prindërit thonë se e kanë të pamundur t’i çojnë tek shkolla e Velipojës sepse duhet të ecin 4-5 kilometër për të shkuar tek automjeti që transporton nxënësit, i mundësuar nga Zyra Vendore e Arsimit.
Vetë fëmijë kërkojnë që shkolla e Mali Kolaj të hapet sërish dhe të mos mësojnë në këto kushte.
Një keqardhje për mbylljen e shkollës në Mali Kolaj ndjen edhe mësuesja Vera Dedi.
Shkolla në Mali Kolaj për momentin është e boshatisur pasi janë hequr edhe bankat. Shkolla në qendër të Velipojës për këta 11 nxënës është rreth 10 kilometër larg. Prindërit nuk pranojnë për shkak të largësisë duke kërkuar rihapjen e shkollës në Mali Kolaj.