Fero: Jam mysliman tani, s’kam lidhje me ish-gruan time

Reperi i njohur Fero ka habitur me deklaratën për ish-bashkëshorten e tij, Arbenita Ismajli.

Ai është shprehur se tani është mysliman dhe nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë modelja bën.

Fero shkruan në një postim në InstaStory se ruajnë respekt për njëri-tjetrin pasi kanë një vajzë, por thekson se Arbenita zgjodhi jetën e saj.

“Jam mysliman tani dhe nuk kam lidhje me atë çfarë bën ish-gruaja ime. Secili kemi jetën tonë por ruajmë respekt për njeri-tjetrin sepse kemi një vajze, por sot jam Mysliman dhe nuk kam lidhje me te. Ajo zgjodhi jetën e saj”, shkroi reperi.

Fero pas daljes nga burgu ku u arrestua për dhunën e ushtruar nga ish-bashkëshortes dhe kërcënimin e saj me jetë, deklaroi se kishte hequr dorë përfundimisht nga muzika.

Gjithashtu ai u shpreh se tani po i përkushtohet fesë islame dhe se asnjë nuk duhet t’i dëgjojë këngët e saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME