HUMANIZMI I MJEKUT NË MËRGIM NGA LEZHA

Prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por Shqipërinë nuk e ka harruar kurrë dhe malli për atdheun e bën të kthehet shpesh here aty ku ka lindur dhe është rritur.Përsonazh i kësaj historie është doktor Angjelin Shtjefni, i cili për të pestin vit radhazi ditët e pushimeve i ka vënë në dispozicion të banoreve në Fishtë të Zadrimës në Lezhë, duke ofruar vizita mjekësore dhe medikamente të ndryshme falas për ta.I shoqëruar nga një farmacist amerikan, doktor Angjelini thotë se ka qenë një ëndërr e tij që të rikthehet e t’u shërbeje banoreve dhe kjo, është më e pakta që mund të bëjë për komunitetin e Fishtës dhe më gjere.

Problemet shëndetësore janë të ndryshme dhe komunikimi me pacientet është mjaft i rëndësishem, thotë doktor Angjelini i cili do të vijojë të japë kontributin e tij maksimal për zonen.

Të shumtë janë banorët të cilët janë bërë pjesë e vizitave dhe konsultimeve me doktor Angjelinin Shtjefni. Ata vlerësojnë maksimalisht kontributin e këtij mjeku për të cilin kanë shumë besim dhe shpresë.

Angjelin Shtjefni është diplomuar si mjek i përgjithshëm në vitin 1987 dhe menjëherë ka nisur punën në zonat e thella të Pukës. Më pas në vitin 1996 është larguar nga Shqipëria, duke migruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku dhe është specializuar dhe vazhdon profesionin e mjekut.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME