Fenomeni i shpopullimit për shkak të emigracionit ka prekur në masë fshatrat e njësisë administrative Dajc në bashkinë e Shkodrës. Shkollat e fshatrave Samrisht i Ri dhe Samrisht i Vjetër kanë mbyllur dyert, duke sjellë kështu vështirësi në rritje për prindërit në përpjekjen e tyre për të shkolluar fëmijët.
Godinat janë kthyer në të padobishme dhe nga dita ditës po amortizohen. Mbyllja e këtyre shkollave ka ardhur si pasojë e numrit të vogël të nxënësve.Edhe në fshatin Samrish i Vjetër, shkolla fillore është mbyllur si rrjedhojë e numrit të vogël të nxënësve dhe amortizimit të godinës dhe ajo nga shkollë është kthyer në qender shendetësore.
Reduktimi i nxënësve veçse në shkollat rurale po ndihet edhe në zonat urbane , pasi çdo vit mësuesve po iu reduktohen orët e mësimit dhe shpesh herë për të plotësuar normën japin mësim në më shumë se dy shkolla.