Fshati Rrenc gjendet vetëm rreth 3.5 km larg qytetit të Shkodrës e pavarësisht afërsisë banorët përballen çdo ditë me rrezikun për jetën e tyre. Shtyllat e tensionit të energjisë elektrike janë të improvizuara nga vetë banorët e zonës me drunj të rastësishëm. Kjo përbën një rrezik potencial për ndonjë tragjedi të mundshme.
Për Star Plus banorët e Rrencit shprehen se nga ana e tyre nuk kanë munguar edhe apelet për të rregulluar këtë problem por duket se çdo herë thirrjet kanë rënë në vesh të shurdhër.
Rreziku për jetën që këta banorë përballen është e përditshme ndaj edhe ndërhyrja për të marrë masa është një nevojë emergjente në mënyrë që të mos ndodh ndonjë tragjedi.