Blendi Fevziu zbulon vilën luksoze ku pushoi Dua Lipa dhe vajza e Trump në Ksamil

Moderatori dhe gazetari i njohur Blendi Fevziu ka publikuar pamjet e asaj që thotë se është vila më e madhe private në plazhin e Kep Merlit në Ksamil. Këngëtarja shqiptare Dua Lipa mund të themi se është bërë e përvitshme në këtë vilë.

Verën që sapo lamë pas, në Kep Merli dhe pikërisht në vilën që gazetari prezanton, ka pushuar dhe vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump.

Nga pamjet, shihet qartë se vila ka një hapësirë ekstra të bollshme në pjesën e jashtme të saj, me tavolinë ngrënie, dy kënde pushimi, shezlongë dhe një pishinë mbi 20 metra të gjatë, si dhe një plazh privat vetëm për pushuesit e saj.

Edhe pjesa e brendshme është e organizuar në detaje, në të dy katet e saj. E veçanta e kësaj vile në Kep Merli në Ksamil është dhe pamja e jashtëzakonshme përballë që ajo ofron, me ishullin e Korfuzit dhe një kaltërsi fantastike të detit.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...