Këngëtarja shqiptare, Elsa Lila u rikthye në skenë me një duet me këngëtarin Capital T, në “Festivalin e 61” në RTSH, pas një shkëputjeje të gjatë nga skena.
Por mesa duket një duet nuk ka qenë mjaftueshëm për të.
Këngëtarja që na bëri të ndjeheshim krenarë ndërsa prezantohej si shqiptarja e parë që ngjitej në skenën e “Sanremos”, do të sjellë një koncert të cilin e ka quajtur “Finalmente, Elsa”.
Zbulohet se koncerti do të mbahet më datë 1 nëntor, në Pallatin e Kongreseve.