Ish-konkurentja e spektaklit televiziv “BBV2”, Kiara Tito, është në qendër të vëmendjes nga mediat, për shkak të lidhjes së saj m Luiz Ejllin.
Së fundmi, në rrjet po qarkullojnë biseda të montuara nga faqe të ndryshme, të cilat e përdorin emrin e saj si ndihmë për të shitur produktet e tyre.
Për këto video të rreme, moderatorja ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj të rrjetit social “Instagram”.
Ajo tha se këto postimet janë të montuara dhe aspak të vërteta, teksa tutja tha se nëse një gjë e tillë nuk ndalet do të detyrohet të ndërmarr hapa ligjor.
“Prej disa kohësh po shoh në rrjetet sociale të ndryshme, kryesisht në TikTok, video të montuara që përdorin emrin tim për të shitur produkte. Nuk janë të vërteta edhe do ju lutesha të ndaloni këtë gjë pasi nuk është fare e bukur! Përndryshe do më duhet të marr hapa ligjore!”- ka shkruar ajo krahas videos.