“Ra fqinja nga ballkoni”, koordinatori i Caritas: E shpallën të vdekur pa e parë fare

14 Shtatori shënoi atë që njihet si Dita Botërore e Ndihmës së Shpejtë, ndaj dhe emisioni i sotëm “Rudina” në Tv Klan është ndalur tek rëndësia dhe marrja e këshillave se çfarë ndihme duhet të japim në kushte shtëpie përpara se të arrijmë në spital.

I ftuar në emision, Kristian Cura, Koordinator i Programit të Marrëdhënieve me Publikun te Kryqi i Kuq ka treguar një rast mjaft të komplikuar ku ai ka shpëtuar jetë.

Kristian Cura: Mua më ka rënë një komshije nga ballkoni, nga kati i dytë, ishte një situatë shumë alarmante sepse i gjithë pallati ishte në kaos, në panik dhe e shpallën të vdekur pa e parë fare se çfarë ka ndodhur, pa e kontrolluar siç bëmë ne dhe ishte rasti tipik i rrëshqitjes së gjuhës dhe gjuha kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes dhe thjesht me atë ngritjen e kokës u fry kafazi i kraharorit menjëherë, çfarë do të thotë që personi mori frymë dhe shpëtoi.

Rudina Magjistari: Nëse nuk do të kishte bërë ti diçka të tillë në atë rast, çfarë mund të kishte ndodhur?

Kristian Cura: Mbase, mund të kishte qenë dhe dikush tjetër, por ky person nëse nuk do i liroheshin rrugët e frymëmarrjes, për 3-4 minuta mund të kishte qenë fatale sepse truri 6 minuta pa oksigjen, merr fund.

Rudina Magjistrari: Nuk duken kaq të vështira kur i dëgjon të shpjeguara nga ju, por kam përshtypjen që më shumë jemi të keqinformuar dhe informacioni që kemi është shumë dhe më i komplikuar dhe se ajo që duhet të bëjmë. Mirë është të jemi të përgatitur se si duhet të veprojmë në të tilla raste. Është 112 numri që duhet të telefonojmë në të tilla situata./tvklan.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME