I ndodhur 15 km larg Shkodrës, pjesë e njësisë administrative Postribë, fshati Drisht i cili përveç pamjes së mrekullueshme që ofron , ka edhe objekte të trashëgimisë kulturore siç janë Ura e Mesit dhe Kalaja e Drishtit. I përfshirë në “100 fshatrat turistik të Shqiperisë”, një projekt i lançuar nga qeveria 5 vite më parë, Drishti ende nuk është përfshirë në investimet dhe mbështetjen e programit 4 vjeçar.Banorët kërkojnë mbështetje për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.
Në një distancë 6 km nga Ura e Mesit, gjendet kalaja e Drishtit një nga monumentet e rëndësishme të Shkodrës i piketuar për t’u pasur në konsideratë nga politikat për turizëm kulturor në këtë zonë, pavarësisht dëmtimit të skajshëm të saj.
Ndonëse është një ndër perlat më te bukura natyrore , zona e Drishtit mbetet ndër më të varfërat në bashkinë e Shkodrës.