Kur pritet të marrin fund temperaturat e nxehta në vend? Zbuloni surprizat e motit që ju presin gjatë gjithë javës

Edhe dy ditë pritet të kemi mot stabil dhe mjaft të nxehtë, megjithatë jo plotësisht, ngase sot parashihen disa zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë dhe lokalisht edhe në disa vise tjera, por zhvillimet do të jenë të izoluara. Temperaturat siç po e shohim të gjithë janë verore dhe kështu do të vazhdojnë edhe tutje.

Sidoqoftë, nga e marta pritet të kemi destabilizim më të fuqishëm të atmosferës, me depërtimin e masave të paqëndrueshme nga Atlantiku. Priten zhvillime të fuqishme të vranësirave që fillimisht do të kushtëzojnë reshje shiu e më vonë edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Këto rrebeshe më pak do të prekin Shqipërinë. Në viset bregdetare të Shqipërisë do të vazhdojë moti i mirë dhe i këndshëm veror, me ndërprerje të herëpashershme nga vranësirat kalimtare dhe nga ndonjë rrebesh kalimtar shiu, por nuk priten ulje të mëdha të temperaturave dhe nuk priten reshje që zgjasin shumë.

Në anën tjetër në Slloveni, Itali, pjesë të Kroacisë, Bosnjës e Serbisë prite reshje intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë si dhe stuhi të fuqishme nga dita e martë. Pra, gradualisht rajoni po hynë në një periudhë më mot shumë më jo-stabil, por në territoret tona nuk do të kemi ulje të mëdha të temperaturave dhe përkundër shpeshtimit të rrebesheve të shiut nga e marta temperaturat do të vazhdojnë të jenë relativisht të larta e në disa rajone edhe të larta

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME