Vuan nga një sëmundje e pashërueshme, ja cila është frika më e madhe e gazetares

Fiori Dardha ka rrëfyer se vuan nga një sëmundje autoimune e pashërueshme që i dëmton mëlçinë

Ditën e djeshme, gazetarja e njohur, Fiori Dardha, ka qënë e ftuar në programin “Se Luan Topi”, e cila ka folur hapur për jetën e saj personale si edhe për karrierën e saj.

Rrëfimi e gazetares në lidhje me ndarjen e parakohëshme nga jeta të nënës së saj, ka rrënqethur të gjithë publikun. Fiori Dardha ka rrëfyer gjithashtu se vuan nga një sëmundje autoimune e pashërueshme, duke treguar se frika më e madhe e saj nuk është vet ajo por familja dhe sigurisht djali i saj , Abel.

“Unë disa vite më parë u diagnostifikova me një sëmundje autoimune, të cilat janë të gjitha të pashërueshme por stadi në të cilën u konstatua sëmundja ishte tepër serioze. Nuk jam trembur në asnjë moment për veten time edhe tani që jam mësuar të bashkëjetoj me të, nuk kam frikë por frika ime më e madhe është për të afërmit e mi. Nuk dua që ata ta përjetojnë dhe të jetojnë me ankthin e sëmundjes sime”.

“Unë vuaj nga një sëmundje autoimune që më dëmton mëlçinë dhe kujdesi duhet të jetë tepër i madh, duke qënë se mëlçia është një organ tepër i rëndësishëm në trupin tonë, është laboratori i organizmit por përpiqem ta harroj që e kam”, shprehet gazetarja, duke shtuar se ndjek të gjithë këshillat e doktorit, të cilin e ka falenderuar publikisht që i ka shpëtuar jetën.

“Frika ime më e madhe sigurisht që është Abeli pasi çdo ditë e imja është e projektuar për Abelin. Çdo gjë që unë bëj është për Abelin. Fjalët ndonjëherë janë të varfëra për të shprehur dashurinë që ne ndjejmë për fëmijët tanë. Unë nuk do doja kurrësesi që Abeli të ndjejë keqardhje për mua, Abeli duhet të jetë i lumtur me mua, të ketë një mama që i fal vetëm pozitivitet, që është plot energji dhe dua që t’ia fsheh këtë anën time, duke qënë se është një fëmijë shumë i ndjeshëm dhe përjeton çdo situatë. Prandaj përpiqem të bëj një jetë sa më normale pasi tek e fundit kështu është më mirë edhe unë ndihem më e qetë”, përfundon Fiori.

Fiori Dardha është rikthyer në Top Media, me një projekt të ri, për të cilin shprehet se është një eksperiencë e re. “Breaking nga Fiori Dardha” është programi ku do ta shohim gazetaren e njohur në ekranin e “Top News” nga e hëna në të premte, prej orës 9:00-12:00.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME