Këngëtari shqiptar, Tiri Gjoci, i njohur nga spektakli “The Voice”, ka dhënë një intervistë ku ka shprehur dëshirat e tij për të ardhmen.
Një ndër to ishte dhe pjesëmarrja e tij në edicionin e tretë të spektaklit televiziv “BBV”, madje u shpreh se është një person që i ka qejf garat dhe ka shumë për të dhënë.
“Me thënë të drejtën kam shumë qejf më tepër si eksperiencë. Me thënë të drejtën unë jam tip që nuk i kam shumë qejf vendet e mbyllura dhe më duket si një sfidë me veten. Plus jam një tip që e kam shumë qejf garën me thënë të drejtën. Në momentin që futem në garë, këtu ndryshoj dhe luftoj goxha.
E para e punës, besoj se kam goxha për të dhënë. Votoni Tiri Gjocin sepse nuk do ju zhgënjejë kurrë! Kam aspekte të tjera që njerëzit nuk ia kanë absolutisht idenë. Tirin e njohin si një njeri serioz, që është mendjemadh, nuk e di pse. Në rast se do futem atje, jam e sigurt që do jetë komplet e kundërta”, tha ai.