ROMËT PA PUNË, FËMIJËT PA SHKOLLË

Prej më shumë se tre muajsh, komuniteti rom në Shkodër po përballet me vështirësi të shumta ekonomike. Banorëve të këtij komuniteti I është ndaluar nga Policia Bashkiake lëvizja me motorçikleta, përmes të cilave siguronin ato pak të ardhura çdo muaj. Ata tregojnë vështirësinë që kanë për të siguruar bukën e gojës gjatë kësaj periudhe pa punë.
Këta banorë, në pamundësi për të siguruar të mirat bazë në familje, e kanë të pamundur të krijojnë kushtet edhe për fëmijët që shkojnë në shkollë.

Prej shumë vitesh, bashkia Shkodër është zotuar në implementimin e projekteve dhe politikave që do të përmirësonin kushtet e komunitetit rom, por pavarësisht miliona eurove të siguruara nga fondacione të ndryshme apo Bashkimit Europian, këta familje janë lënë në mëshirë të fatit.

Dhjetëra fëmijë privohen nga e drejta për një jetë normale, ndërkohë që tashmë, I privohet edhe e drejta e arsimit pasi prindërit janë të pamundur për të siguruar shpenzimet që kërkon shkollimi. Institucionet përkatëse duhet të ndërhyjnë sa më shpejt për zgjidhjen e problemeve që ky komunitet ka.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME