Të sfidosh fatin!/ Ela Masllovin nuk e pengon as karroca me rrota për të ndjekur shkollën

Prej 1 jave këto shkallë janë kthyer në sfidën e përditshme të Ela Masllovit e cila ndonëse në karrocë ka gjetur forcën për të nisur vitin e parë të gjimnazit me kohë të pjesshme “Kolë Idromeno” Shkodër. Çdo ditë Elën e ndihmojnë edhe shoqet e saj të klasës pasi infrastruktura për tu ngjitur në katin e dytë është e papërshtatshme për të.

E ëma tregon vështirësitë që ka për familjen e saj jo vetëm nga ana fizike por edhe financiare. Krahas pamundësisë për të ecur Ela ka vështirësi edhe në të folur, mes emocionesh ajo na tregon se është 28 vjeç dhe ka pasion të studiojë. Forcën dhe kurajon Ela sëbashku me familjen e saj dëshirojnë ta përcjellin edhe tek familjet e tjera, duke i inkurajuar për të vijuar shkollën pavarsisht moshës apo statusit që kanë. Këtë vit 59 regjitrime ka patur Gjimnazi “Kolë Idromeno” me kohë të pjesshme apo siç njihet si shkolla e natës , mosha varion nga 26 e deri në 40. Ela e ka të vështirë të flasë, por jo të shkruajë.

28 vjeçarja prej kohësh krijon poezi, të cilat në pamundësi për ti botuar i publikon në rrjetet sociale, ku mes vargjesh përcjell shpresën e madhe për jetën, të bukurën dhe kalimin e sfidave….!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME