“Kam 7 vjet që punoj për Zotin…”, reagimi për të mos u humbur i “pastores”

Pak ditë më parë “Stop” transmetoi disa materiale shqetësuese, që qarkullojnë në rrjete sociale të një zonje e cila prezantohet si pastore. Alketa flet për Jezus Krishtin dhe mbledh njerëz të grupmoshave të ndryshme (Lexo më shumë).

Ajo kryen rituale të rrezikshme në emër të pastrimit të shpirtit, shërimit e heqjes së magjisë. Për Vëllazërinë Ungjillore dhe për psikologët, materiale të tilla janë shumë shqetësuese.

Këto video janë si skena horrori dhe shumë të dëmshme për personat, që janë manipuluar. Veprimtaritë publikohen në një profil të emërtuar “Kisha Online Jezus Krishti Zot”.

Menjëherë pas transmetimit në “Stop”, Alketa ka dalë në rrjetet e veta sociale për një reagim që është pak ta quash qesharak.

“Unë kam 7 vjet që punoj për Zotin këtu që i shërbej, llafos çdo natë, blah, blah, blah, këtu… Çdo natë… U desh sot “Stop”-i që të më vinte e të më njihte. E bekojmë “Stop”-in”, tha Alketa./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME