Si u martua Hasani me dy gra. Endrra e cdo burri shqiptar

Kjo histori i përket Hasan Biles nga Kruja. Rrallë se gjen një histori të tillë. Ai ka dy gra, jo nga dëshira, por nga halli. Hasani u martua me zonjën e parë, por ajo gjatë rrugëtimit të jetës u sëmur dhe vuan nga problemet mendore. Hasani nuk e braktisi.

Ai e mban, por u rimartua. Gruaja e dytë e Hasanit, Lumturija po ashtu kujdeset për gruan e parë.Hasani jeton në fshatin Rranzë të Malësisë së Krujës së bashku me dy gratë e tij, Havanë që është 74 vjeçe, dhe Lumturinë që është 24 vjet më e re. Nuk ishte pasioni apo dashuria që e sollën gruan e dytë në këtë familje, por fatkeqësia.Dorën e gruas së dytë, Hasani e kërkoi me vajzën e tij të madhe që ka të njëjtën moshë me Lumturinë. Ditën e sotme Hasani dhe Lumturija ishin në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku treguan se si u martuan.Rrëfimi i Lumturies: Me anë të miqësisë. Isha 24 vjeçe dhe Hasani 40 vjeç.

Atëherë nuk ka pasur takime, ka qenë me miqësi. Gocat e para të Hasanit dhe dhëndri donin një gjë të tillë. Familja kishte keqardhje për familjen e Hasanit dhe vendosën që të më çonin te Hasani.Ishte e vështirë, por ne menduam fatkeqësitë që kishin ndodhur, nuk ishin gjëra qejfi. Hasani dhe fëmijët janë sjellë shumë mirë me mua. Edhe gruaja e tij e parë, edhe pse nuk ka një zhvillim të mirë. Pavarësisht kushteve ekonomike, kemi kaluar shumë mirë.Vajzat e para të Hasanit kanë dashur të bëhen më vëlla dhe ua plotësoi Zoti dëshirën.

I ka humbur djali 12 vjeç nga një aksident. Ka qenë dëshira e vajzave dhe jo e Hasanit. Vëllai tani është me 7 motra. 3 të mëdha nga nusja tjetër dhe 4 me mua.Në ’93 humbi djalin dhe atëherë u sëmur edhe gruaja. Migrena, koka, lloj –lloj pastaj. Ishte dhe disfata tjetër që nuk lindte fëmijë. Nëse do bënte fëmijë tjetër, unë nuk do isha martuar me Hasanit. Dy vajzat kanë qenë të martuara, njërën kam gjetur në shtëpi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...