Pas përfundimit të “Kepit të VIP-ave”, po përflitej se Kiara Tito do të merrte moderimin e “Për’puthen” në “Top Channel”.
U fol gjatë lart e poshtë, teksa përmendej emri i saj apo i Efit.
Megjithatë, moderimin e “Për’puthen” e mori Megi Pojani, ndërsa Kiarën do ta shohim në një tjetër emision.
“Kryefjala” shkruan se ajo do të bëhet pjesë e “Dancing With the Stars”, por jo si konkurrente!
Këtë vit programi i kërcimit do të ketë edhe një program të përditshëm në formë forumi, ku thuhet se prezantuese e tij do të jetë Kiara Tito.
Gjithsesi ende nuk është konfirmuar.