Rehabilitimi i Molos/ Qytetarët: Ky investim pritet ti jap zhvillim turizmit

Rehabilitimi i molos tek ura e vjetër e Bunës është projekti i parë që ka nisur të zbatohet për rregullimin e hyrjes së qytetit të Shkodrës.
Pas largimit të inerteve, bimësisë dhe gjithashtu sheshimit të zonës aktualisht po punohet edhe për vendosjen e këmbëve të Molos.
Por ditën e sotme vërehej se për shkak të një defekti të një prej makinerive puna ishte ndalur. Për qytetarët një investim i tillë pritet ti jap zhvillim turizmit në qytetin e Shkodrës. Ky investim pritet të sjellë për herë të parë një mundësi të re lundrimi, duke pasuruar ofertën turistike e duke nxitur kështu biznesin në zonë.Moli do të ketë përmasat 60 x 20 metra dhe një platformë lundruese 59 x 4 metra, që është shumë i përshtatshëm për varkat e lidhura.
Ndërtimi i tre moleve në Shkodër si dhe ndërlidhja kufitare me lundrim dhe rrugë me fshatrat në breg të liqenit në Malin e Zi do t’i hapë një perspektivë të re turizmit në këtë zonë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME