Në sezonin veror që sapo lamë pas kanë qënë të shumta rastet e zjarrit në bashkinë e Shkodrës. Rastet më të shumta janë shënuar kryesisht në banesa dhe si shkak kryesor kanë qënë pikërisht pakujdesia nga vetë qytetarët dhe mos dija në përdorimin e bombulave të gazit shprehet Bashkim Ramaj shef I ndërhyrjes së shpejtë në repartin e zjarrfikëses në Shkodër.
Nga ana tjetër një problematikë shumë e madhe thotë Ramaj është edhe parkimet dyshe apo rrugicat e ngushta.
Ramaj shprehet se kanë njoftuar edhe bashkinë apo institucionet përkatëse për të marrë masat e nevojshme në mnëyrë që të arrihet sa më parë në vendin e ngjarjes por deri më tani asgjë nuk ka ndyrshuar.
Së fundmi në harkun kohor të vetëm 2-3 ditëve në Shkodër kanë rënë 3 zjarre në banesa të cilat janë përfshirë nga flakët për shkak të energjisë elektrike apo edhe bombulave të gazit.