Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Ballkan me një ekosistem të pasur që mban 283 specie shpendësh nga ku 168 habitate ujore. Por e gjithë kjo pasuri ujore sot më shumë se kurrë ndodhet e kërcënuar nga ndotja e mbeturinave, e shisheve plastike, dhe inerteve kryesisht në zonën e Vrakës duke krijuar një situatë të rëndë ekologjike.Banorët e vjetër të fshatit Vrakë e kujtojnë dikur zonën në fjalë si një atraksion që shfytëzohej për plazh, ndërsa sot ata janë të zhgenjyer nga ajo çfarë po ndodh, ku me tonelata inerte dhe mbetje urbane deri tek pjesët e automjeteve hidhen e më pas iu vihet flaka.Gjendja është shqetësuese dhe me pasoja të rënda dhe do ketë ndikim afatgjatë në ekosistemin e Shkodrës. Realiteti mbetet i frikshëm edhe pse ndër vite miliona lekë janë dhënë për të ruajtur florën dhe faunën e këtij liqeni.