Anëtarët e opozitës në këshillin bashkiak të Shkodrës kanë depozituar pranë prefekturës së qarkut Shkodër ankimimin e projektvendimit “për disa ndryshime dhe shtesa në buxhet” prej 1 milion euro.
Anëtarja e këshillit bashkiak Eliona Shkreli, deklaroi se ky projektvendim nuk duhej të miratohej pa u zhvilluar dëgjesa publike me qytetarët shkodranë të cilët duhet të jenë në dijeni të shpenzimeve që pritet të bëhen me këtë fond.