Pamjet/ Adoleshentet konsumojnë tullumbacet me oksid azoti, momenti kur njëra prej tyre rrëzohet

Një grup vajzash adoleshente janë filmuar nga një person ende i paidentifikuar duke pirë oksid azoti përmes tullumbaceve.

Në një moment, siç duket në videon e publikuar në Tik Tok nga faqja “narcos_k”, njëra prej vajzave nuk është ndjerë mirë kur e ka konsumuar. Ajo ka rënë në tokë dhe është mbajtur nga vajzat e tjera.

Shumë shpejt tullumbacet e rrezikshme me oksid azoti që shiten lirshëm nëpër lokalet e Tiranës do të ndalohen me ligj.

Lajmin e bëri me dije Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në Kuvend, i cili tha se është lëndë e palejuar dhe do të vendoset në kontrollin e shtetit deri sa të bëhet ligji që do e cilësojë si drogë.

Alarmi u ngrit pak ditë më parë nga Top Channel, ku mjeku Adrian Fandi tregoi se kjo lëndë përmban dy kimikate në formë gazi që japin probleme mendore dhe neurologjike.

Një 21-vjeçar i cili tregtonte dhe reklamonte përmes Tiktok-ut bombola të kontrabanduara që përmbajnë azotin e rrezikshëm që konsumohet nga të rinjtë nëpër lokale me tullumbace ka rënë në pranga.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME