Biskota të Lehta me Mollë – Shije dhe Aromë Fantastike në Shtëpi

Kjo është një recetë e lehtë si në shije ashtu edhe në përgatitje.

Mjaftojnë disa hapa të thjeshtë që AgroWeb.org i sjell më poshtë dhe do të provoni se sa të shijshme janë.

Këto biskota fantastike do të mbushin shtëpinë me një aromë ndjellëse teksa mund të shoqërohen me çaj, lëngje frutash por edhe kafe.

Kombinimi i përgatitjes së tyre me mollë është perfekt duke i dhënë një shije të plotë dhe unike.

Ideale për t’u përgatitur gjatë fundjavave por aq të thjeshta sa janë mund t’i provoni në çdo moment të ditës.
Si Të Përgatisni Në Shtëpi Biskotat e Shijshme me Mollë
Përbërësit

2 kokrra vezë,
100 gr sheqer (ose më pak nëse mollët janë të ëmbla),
100 gramë gjalpë (në temperaturë ambienti),
350 gram miell i tipit 00,
2 kokrra mollë (mesatare) të prera në kubike,
1 bustinë pluhur pjekës ose një lugë kafeje e vogël sodë buke,
Pak sheqer pluhur dhe kanellë

Përgatitja

Në një tas hedhim vezët dhe i rrahim në një mikser elektrik. Nëse nuk e dispononi një të tillë atëherë përdorni një rrahëse të thjeshtë vezësh ose një pirun.

Shtoni me rradhë, sheqerin, më pas gjalpin dhe miellin duke vijuar t’i rrihni të gjitha bashkë.

Në vijim, shtoni pluhurin pjekës ose sodën e bukës.

Kokrrat e mollës pasi i keni hequr lekurën i presim në kubikë të vegjël-mesatarë dhe hidhini mbi masën e përgatitur.

Të gjitha përzjeini mirë me një lugë.

Në një tavë vendosni letër pjekje të lyer me pak gjalpë dhe me lugë marrim nga masa e përgatitur për ta vendosur në formë topthi mbi tavë.

Ndërkohë në furrën e parangrohur, në temperaturën 180 grade, vendosni tavën dhe prisni 20 minuta derisa biskotat të marrin një ngjyrë të artë.

Pasi nxirren nga furra, pudrosen me sheqer pluhur dhe kanellë. Shijojini! /AgroWeb.org

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME