Kanalet kulluese dhe përmbytjet/ Në Trush të Bërdicës kanali kullues i papastruar prej vitesh

Në disa njësi administrative të Bashkissë Shkodër është vërejtur se gjatë kohës me reshje nga mospastrimi i kanaleve kulluese përmbytjet kanë qenë të pashmangshme duke krijuar shumë problem.
Një nga këto kanale i papapastruar prej shume vitesh është edhe ai në fshatin Trush të njësisë Bërdicë

Pamjet e këtij kanali tregojnë situatën e rrjetit kullues. Ai është tej mase i mbushur me shkurre dhe barishte nën ujore duke e bllokuar të gjithin.Banorët tregojnë se prej shumë vitesh nuk është bërë asnjë ndërhyrje për pastrimin e këtij kanali. Situata vazhdon të jetë shqetësuese pasi nga shirat, tokat bujqësore mbushen me ujë dhe nuk kanë se ku të kullojnë pasi ky kanal është i mbushur jo vetëm me shkurre por edhe me mbeturina dhe inerte të cilat hidhen vazhdimisht në këtë zonë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME