Papunësia vlerësohet si një nga problemet më të mprehta sociale ndërsa bizneset nuk arrijnë të sigurojnë fuqinë punëtore.Kreu i Sindikatës së Pavarur për Qarkun e Shkodrës Albert Tuka njëherësh anëtar i nxitjes së punësimit pranë Zyrës së Punës evidenton se në qark papunësia është 40 %, duke u renditur ndër qarqet më problematike në Shqipëri. Shkodra rezulton të jetë edhe një prej qarqeve me numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura gjatë pandemisë, sipas INSTAT, ku bashkë me Lezhën dhe Vlorën panë rritjen më të madhe të normës së papunësisë në vitin 2020, në raport me qarqet e tjera të vendit.