Këngëtari Kosovar, Sinan Vllasaliu, është akuzuar së fundmi nga ATK-ja (administrata tatimore e kosovës) dhe inspektorët e saj se ka kryer një dëm prej 24 mijë e 270 euro për shtetin e Kosovës.
Këngëtari i njohur i trevave për bashkëpunimet e Nora Istrefin, Ermal Fejzullahun e të tjerët duket që ka rrezik të dënohet me 5 vite burg, sipas gjykatës.
Në seancën gjyqësore inspektori i ATK-së dëshmoi lidhur me hetimet dhe inspektimet që ATK-ja kishte bërë rreth këngëtarit Sinan Vllasaliu për detyrimet tatimore të tij, duke shtuar se çdo e hyrë duhet deklaruar në ATK edhe nëse tatimet janë kryer jashtë vendit.
Gjithashtu, arsyetimi i inspektorit se “nuk e di sa është paguar këngëtari Vllasaliu për netët që ka kënduar në Diasporë por ka nxjerrë një mesatare duke u bazuar në posterët e klubeve”, sipas tij, në të drejtën penale kjo nuk lejohet për shkak se çdo nxjerrje e mesatares është dashur të interpretohet me vlerën zero e jo me dy mijë euro.
Sipas aktakuzës së ngritur më 2 maj 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sinan Vllasaliu akuzohet se ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej 6 muaj deri në pesë vjet.