Fituesi i spektaklit televiziv “BBV2”, Luiz Ejlli ka qenë një ndër këngëtarët më të kërkuar këtë sezon veror. Gjithashtu, ai u bë pjesë për herë të parë në kinematografi, ku luajti si protagonist në filmin, “Në Kuadër të Dashurisë”.
Para pak javësh, dolën aludime se këngëtari do të ishte opinionist në spektaklin e lartpërmendur, por një burim i afërt me të tha se, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj ishin kundër pjesëmarrjes së tij në këtë format.
Dhe ka qenë pikërisht ky fakt “molla e sherrit” mes fituesit të big Brother dhe çiftit të famshëm.
Kujtojmë që Luizi i largoi nga faqja e tij ne rrjetin social “Instagram”, bashkë me disa ish-banorë të tjerë, duke sjellë kështu mbylljen përfundimtare të marrëdhënieve mes tyre.