11 mënyra natyrale për të pasur më shumë qumësht gjiri

Jeni të shqetësuara se gjiri juaj nuk prodhon mjaftueshëm qumësht për të ushqyer beben tuaj?

Mund të mbështeteni tek këto mënyra natyrale të cilat ju ndihmojnë për të pasur më shumë qumësht…

Pini shumë ujë

Një nga mënyrat më të thjeshta për të nxitur prodhimin e qumështit është të mbani trupin të hidratuar. 8-12 gota ujë në ditë ju ndihmojnë kundra dehidratimit dhe pamjaftueshmërisë së prodhimit të qumështit të gjirit.

Aplikoni kompresa të ngrohta

Ka raste kur pas mungesës së qumështit të gjirit qëndron qarkullimi i varfër i gjakut. Aplikimi i kompresave të ngrohta është një mënyrë e thjeshtë që gjaku të qarkullojë më shpejt në gjinjtë tuaj. Thjesht vendosni një peshqir të vogël të lagur në ujë të ngrohtë. Masazhoni gjoksin duke bërë shtypje të vogla për të nxitur qarkullimin e gjakut.

Pini qumësht të ngrohtë me kumin pluhur

Para se të shkoni në shtrat, është një ide e mirë të pini një gotë qumësht të ngrohtë me një lugë çaji kumin pluhur të tretur në të. Nëse e përsërisni këtë ritual çdo natë, ju ndihmon të rrisni sasinë e prodhimit të qumështit të gjirit.

Pini një gotë qumësht të ngrohtë me kanellë

Përveçse i bën ëmbëlsirat më të shijshme, kanella ndihmon të keni më shumë qumësht gjiri. Tresni një lugë çaj kanelle në një gotë qumësht të ngrohtë dhe shtoni pak mjaltë për ta bërë këtë përzierje më të këndshme.

Hani tërshërë

Çdo mëngjes dhe vakt të ndërmjetëm, hani një porcion tërshërë. Tërshëra është e pasur me hekur, një mineral që shërben për të prodhuar më shumë qumësht gjiri. Tërshëra është gjithashtu e pasur me fibra të cilat i bëjnë mirë zorrës dhe traktit tretës.

Hani thelpinj të gjallë hudhre

3 thelpinj hudhre në ditë do t’ju ndihmonin të keni më shumë qumësht gjiri. Mund t’i grini ato dhe t’i zieni me një gotë ujë. Kur uji të jetë reduktuar në gjysmë, shtoni një gotë qumësht dhe ziejini përsëri. Hiqini nga nxehtësia. Lëreni përzierjen të ftohet, kullojeni dhe shtoni një lugë çaj mjaltë.

Hani sa më shumë karota

Karotat e ndihmojnë gjirin tuaj të prodhojë më shumë qumësht pasi janë të pasura me betakaroten.

Përfshini finokun në dietën tuaj

E dinit se finoku stimulon prodhimin e qumështit të gjirit? Sigurohuni ta fusni këtë bimë në regjimin tuaj të përditshëm.

Përdorni fara susami në çdo pjatë ku mundeni

Farat e susamit janë të shkëlqyera për të rritur prodhimin e qumështit të gjirit. Përdorini në tërshërë, kos, drithërat e mëngjesit, sallatë, etj.

Sa më shumë fruta të thata

Hani sa më shumë bajame, kikirikë, arra braziliane, etj: frutat e thata stimulon gjëndrat e gjirit të prodhojnë më shumë qumësht dhe janë të pasura me antioksidantë! Sigurohuni që t’i blini natyrale dhe jo në variantet me kripë.

Vazhdoni të ushqeni të voglin tuaj

Mos hezitoni të ushqeni foshnjën tuaj vetëm sepse nuk po prodhoni mjaftueshëm qumësht. Sa më shumë t’i jepni gji fëmijës, aq më shumë prodhon gjiri juaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME