Pas 38 vitesh, Sadetja është e çliruar nga pengu që e kishte brengosur. Fjalët e së bijës, Lulit në “Ka Një Mesazh Për Ty” i kanë larguar peshën që mbartte për divorcin nga bashkëshorti duke lënë 7 fëmijët në shtëpinë e tij.
Sadetja ndërtoi një jetë të re, por do të kthehej çdo javë në Sarandë për t’i takuar e për të qenë pranë tyre. Megjithatë, vetëm sot 80-vjeçarja ndihet plotësisht e lirë nga e shkuara, diçka që e shpreh mes lotësh në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.
Sadete: Mamaja juaj vdekjen e priste, por që të vinte në studion “E Diela Shqiptare’, ju paçi fat, jetë, shëndet. Më rinove, më shërove dhe unë jam prind, jam nënë si gjithë nënat dhe nëna e ka për detyrë. Gjatë jetës se si i ndodh nënës, fjala që the “ike por e le kokën mbrapa”. Unë vërtet ika, mora këmbët, shpirtin e zemrën i kisha aty. Vinte java, mamaja do shkonte te fëmijët.
Luli: E drejtë, ma.
Sadete: “O Luli”, poshtë ballkonit, Luli te dritarja. “Zbrit poshtë”.
Luli: Nuk kishe nevojë të flisje ma sepse ndiehej. Kaq shumë dashuri sa jepje, ndiehej.
Sadete: Ju kërkonte shpirti, gjaku i zemrës që keni pirë në barkun e nënës dhe u rritët e sa munda, ju edukova si nënë, si përgjegjësi familjare, prindërore. Hallall jua bën mamaja në këtë jetë e në atë, të më rroni sa malet!/tvklan.al