Refuzoi lulet dhe kërkoi Cartier, Gabriela e ‘Për’puthen’: ‘Jam materialiste, dua trajtim princeshe’

Sezoni i ri i “Për’puthen” sapo ka filluar në moderimin e Megi Pojanit dhe konkurrentët janë duke nisur njohjet e tyre të para e rrjedhimisht dhe takimet.

Një nga takimet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte midis Gabrielës dhe Harrisonit. Ky i fundit tentoi ta surprizonte atë me lulen e jetës, gjë që konkurrentja nuk e priti mirë.

Teksa takimi u refuzua prej saj me pretekstin se “nuk i dha adrenalinë”, gjatë komenteve në studio, Gabriela u shpreh se nuk i pëlqeu lulja e jetës dhe do preferonte diçka me vlerë më të kushtueshme: Rolex apo Cartier.

Kjo gjë u diskutua shumë në studio, ku kundërshtimet më të mëdha ishin nga vetë djemtë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME