Vajza përlotet, nëna mbyll veshët me duar, Ardit Gjebrea bën përpjekjen e fundit për t’i pajtuar

“Shihemi në Gjyq” i afrohet fundit, por Fatjona e përlotur nga situata, vazhdon të mbajë qëndrimin e saj ndaj nënës dhe të refuzojë të jetojë me të. Arsyeja e saj kryesore është djali me spektrin e autizmit që nuk ndikohet keq nga sjellja e gjyshes. Ndërmjetësja e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani përpiqet që ta bëjë Pieretën, nënën e Fatjonës të reflektojë mbi këtë fakt.

Piereta: Unë do iki në shtëpinë time, le të ikë Fatjona, le të më rrahin gjitonët.

Fatjona: Po s’është shtëpia jote.

Piereta: Edhe ju zoti Ardit e merrni si qesharake këtë punë…

Ardit Gjebrea: Po kush po e merr si qesharake?

Piereta: Po më bëni tani që të bëj një krim ndaj vetes ose ndaj dikujt.

Eni Çobani: S’e marrim fare të atillë, ne do të të ndihmojmë deri në fund për të dalë e vërteta që ti të qetësohesh. Por themi në vazhdim, do jesh kështu në këtë situatë me fëmijët e Fatjonës apo do jesh më e qetë? Duhet të jesh e qetë zonjë. Duhet të jesh e qetë sepse kështu siç je e acaron fëmijën, po ta thotë vajza.

Piereta: E di.

Eni Çobani: Jo e di, po do jesh e qetë apo jo? Premtomë një gjë!

Piereta: E di se djali ia bën kështu (zë veshët me duar). E kam gjetur se unë nuk dëgjoj dhe nga veshët dhe unë e kam një çikë të madhe, e ngre zërin.

Eni Çobani: A po mirë, problem tjetër atëherë.

Piereta: Të më falni se nuk dëgjoj, jam e operuar nga veshët edhe djali kur dëgjon që unë ngre zërin “nëna, stop shouting” (mos bërtit). Por nëna nuk dëgjon mirë i them unë prandaj bërtas se edhe argumentojmë.

Duke qenë se situata mes nënë e bijë nuk po shkon drejt pajtimit, Ardit Gjebrea provon diçka të fundit. Ai shkon fillimisht pranë Fatjonës duke iu drejtuar Pieretës.

Ardit Gjebrea: Unë jam në këtë anë dhe lejomë të të them një gjë që për dashurinë, për atë që ke bërë për vajzat e tua gjithë jetën, mundohu që të rregullosh disa marrëdhënie. Mundohu të rregullosh atë që sot një pjesë e madhe e “Të Dielës Shqiptare”, publikut ka vënë duart kështu (zë veshët me duar). Të garantoj për këtë gjë. Të lutem, për dashurinë e fëmijëve mundohu që të evitosh që jo vetëm djali, por çdo njeri që ke përreth të vendosë duart kështu. Jepi vetes pak qetësi dhe bëje për dashurinë e vajzave dhe të nipit tënd.

Gjebrea largohet prej saj dhe shkon te Piereta e këtë herë bën të anasjelltën, teksa Fatjona është me lot në sy.

Ardit Gjebrea: Ne prindërit nuk i zgjedhim. Janë ata që janë. Edhe në qoftë se ngrenë zërin, edhe në qoftë se kanë këtë mënyrë të shprehuri, të gjejmë një rrugë për zgjidhje. Nuk po them për t’i duruar, por për të gjetur një zgjidhje. E di që e ke shumë të vështirë prej djalit, por në fund të ditës është nëna jote./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME