Çifti Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi bëjnë pjesë në personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Familja e tyre është shumë e bukur, çifti kanë dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë.
Si Ami ashtu edhe Ermali janë shumë aktivë në rrjete sociale ku ndajnë me ndjekësit e tyre momente nga festat familjare apo aktivitetet e përditshme.
Sot, ai u kishte lënë nga një shënim të treve dhe i kishte vendosur te këpucët e tyre.
“Sot kur u zgjuam nga gjumi i gjetëm kështu këpucët! Këtë periudhë që babi ikën në orën 04.00 për xhirime e shprehim dashurinë edhe në këtë formë”, ka shkruar Ami në videon në fjalë.
Në letrat që i kishte lënë Amit dhe dy fëmijëve shkruhej:
-Amarda ime. Je dashuria e jetës time. Ermali
-Joel, diçka e mrekullueshme do të të ndodhi ty sot. Të dua shumë, babi. E dua zemrën tënde.
-Siaaaa. Kjo lule është për ty. Por ti je më e bukur se çdo lule. Të dua shumë, babi.
Ermali, tashmë në rolin e regjisorit së fundmi po punon për episodin e dytë të filmit ‘Dy gisht mjaltë’.