Horoskopi ditor, e martë 26 shtator 2023

Dashi

Zemërgjerësia do të shënjojë jetën tuaj në çift. Edhe pse në disa momente mund të keni ndonjë dyshim, kjo nuk do përbëjë probleme. Do jetë një ditë përgjithësisht e lumtur. Ju beqarë nuk duhet të abuzoni me joshjen sepse nuk do arrini asgjëkundi. Me financat do keni disa probleme, por do dini si t’i kaloni.

Demi

Marrëdhenia juaj me partnerin/en do jetë e zjarrtë dhe nuk mund të qëndroni dot larg-njeri tjetrit. Kjo është normale duke qenë se ndiheni aq mirë bashkë! Për beqarët do jetë një nga ditët më të mira për dashurinë. Jo vetem Venusi, por edhe Jupiteri do ndikojnë në qiellin tuaj dhe do iu sjellin një takim të rëndësishëm. Do keni edhe për pak kohë vështirësi financiare.

Binjakët

Mbase pasion shumë të madh nuk do ketë sot në jetën në çift, po do jeni të lumtur dhe marrëdhenia do jetë e ekuilibruar. Në jetën sentimentale të beqarëve nuk do ndikojë asnjë planet. Për pasojë nuk do ketë ndryshime të medha. Në planin financiar yjet do iu bëjnë me të kthjellët dhe me realiste. Do bëni operacione financiare por edhe do fitoni nga ato. Me shpenzimet duhet maturi!

Gaforrja

Në planin sentimental të çifteve do ketë ndryshime rrënjësore dhe të gjitha falë pozicionimit të mirë të Jupiterit. Nëse keni fëmijë të rritur ata mund të kenë një surprizë të madhe dhe të bukur për ju. Edhe për beqarët do jetë një ditë e mirë, mjafton që të dinë ta shfrytezojnë! Me financat është mirë të tregoheni vigjilentë. Plutoni dhe Jupiteri do ndikojnë negativisht.

Luani

Jo vetëm që Venusi do të ndikojë në shenjën tuaj, por ai do bashkëpunojë edhe me Jupiterin i cili është planeti më i favorshëm. Të dy do iu premtojnë shumë dashuri. Nëse jeni të martuar do takoni lumturinë dhe pasionin e madh. Nëse jeni vetëm mund të keni takime por nuk duhet të nxitoheni. Kujdesuni për buxhetin.

Virgjëresha

Ata që janë në çift do jenë pak nostalgjikë sot për ato që kanë kaluar, sidomos ata që kanë moshë më të re. Gjithsesi kjo ditë do jetë e mbushur me tolerancë. Për beqarët, Hëna do të favorizojë takimet pasionante. Pritet të ketë shumë dashuri me shikim të parë! Kujdes me financat.

Peshorja

Gjatë ditës së sotme ju dhe partneri/ja, do keni një takim me persona të tjerë. Gjithçka që do ndodhë do iu bëjë të ndryshoni mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit në jetën në çift. Beqarët duhet të ruajnë vetëkontrollin sepse situata mund t’iu dalë jashtë kornizave. Kujdes! Çështjet financiare do jenë të mbrojtura.

Akrepi

Falë Venusit, klima në jetën në çift do jetë e qëndrueshme. Ata që kanë pasur zënka do të pajtohen dhe do e forcojnë lidhjen. Nëse e keni lënë disi pas dore atë që keni në krah bëni ndryshimet e duhura. Jeta seksuale do jetë e mirë! Dielli do ndikojë pozitivisht për beqarët. Do keni aventura. Kujdesuni për financat dhe mos beni asnjë shpenzim.

Shigjetari

Planetët do iu ndihmojnë edhe ju të forconi bashkëpunimin me partnerin/en dhe të ngrohni klimën në çift. Beqarët do tërhiqen tmerrësisht nga dashuritë e pamundura. Kthehuni sa më shpejt në realitet dhe kënaquni me atë që do iu ofrohet! Shumë maturi duhet të tregoni në sektorin e financave.

Bricjapi

Do kritikoheni ende nga partneri/ja sot për shkak se ai nuk e duron dot rifillimin e deshirës suaj për t’u endur sa andej këndej. Nëse mundoheni të flisni me të me takt dhe diplomaci mund të shmangni një përballje të rrezikshme. Beqarët do përfitojnë deri në maksimum nga liria e tyre, por do kenë edhe mundësi për të krijuar nje lidhje. Menaxhojini mirë financat.

Ujori

Ndikimi i Jupiterit në sektorin e dashurisë do jetë shumë i favorshëm. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni të lumtur me atë që keni pranë dhe do perjetoni mjaft kënaqësi së bashku. Dita e beqarëve do jetë e mbrojtur. Ka shumë mundësi që ju të takoni dikë që t’iu bindë të krijoni një lidhje. Kujdes me paratë!

Peshqit

Marrëdhenia me partnerin/en do jetë më e mirë nëse ju tregoheni më pak autoritarë. Sigurisht që ju jeni besnikë dhe ndjenjat tuaja janë të sinqerta, por duhet të mundoheni të kërkoni edhe mendimin e atij/asaj kur keni për të marrë vendime. Beqarët, falë Venusit do kalojnë momente të bukura. Financat do përballen me probleme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME