Na ishte dikur estrada e Duhan-Cigares

Aktori i njohur i humorit Muhamet Çekini i rikthehet kujtimeve

Kjo është ish-fabrika e duhan cigares, në qytetin e Shkodrës, e cila dikur prodhonte cigare për tregun e brendshëm dhe për eksport bashkë më atë të Durrësit. Duhani që prodhohej në zonën e nënshkodrës dhe mbishkodrës, grumbullohej dhe magazinohej në këto ndërtesa të mëdha që tashmë kanë mbetur pjesë e së kaluarës.Në vitin 1956 kur u ndërtua fabrika, do të krijohej edhe estrada e fabrikës ku pjesë e saj do të bëhej në moshën 24 vjecare aktori i njohur i humorit Muhamet Cekini. Sot 75 vjec ai e kujton me nostalgji kohen kur punonte në këtë fabrikë dhe përvojën si mekanik për riparimin e makinerive. Vetëm një pjesë e ish-fabrikës është privatizuar por aty nuk prodhohet duhan por këpucë. Të gjitha godinat e tjera të mëdha kanë degraduar.Në vitin 1999 godinat e ish fabrikës së duhan- cigares shërbyen për strehimin e familjeve kosovare të cilët u larguan nga lufta. Në ato kohëra Muhameti do të rikthehej sërish por jo për të punuar si mekanik por për ti shërbyer vullnetarisht si ndihmës guzhinier shtetasve kosovarë. Ish fabrika e duhan cigares shërbeu edhe si fidanishtë për estradën e Shkodrës duke nxjerrë ikona të këngës dhe humorit shkodran. Në fabrikën e duhan cigares dikur punonin rreth 2000 persona, ndërsa sot kapanonet janë shkatërruar dhe bimësia ka mbuluar gjithandej të gjithë sipërfaqen. Në ato vite Shkodra dhe Shqipëria krenohej nga tre fabrika ajo e Duhanit,ish fabrika e letrës dhe ish uzina e telit që mbanin peshën e ekonomisë shkodranë, kurse sot aot mbeten kujtime të së kaluarës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME