Gruaja që u shfaq në vieeon erotike të Safet Gjicit në korrik të këtij viti, Alma Kaçi, nuk po vuan vetëm dënimin ligjor brenda mureve të shtëpisë, por dhe opinionin publik.
Ajo që e bën më të rëndë situatën është se prej gabimeve të nënës së tij, po vuan edhe djali 12-vjeçar i saj.
Pak ditë më parë, Alma Kaçi në një intervistë televizive, deklaroi se pronari i shtëpisë ku rri me qera i ka prerë ujin dhe dritat në mënyrë që ta nxjerrë nga banesa, dhe të gjitha këto penalizimi po i vuan mbi kurriz 12-vjeçari.
Zhaklinë Lekatari, ka publikuar në instagram një foto ku shihet djali 12-vjeçar i Almës, i cili duhet të mësojë brenda kushteve të tmerrshme edhe pse jemi në shekullin e 21.
Një fëmijë i ulur, 12-vjeçar, që mëson nën dritën e telefonit dhe qiririt, edhe pse nëna e tij i paguan faturat rregullisht, po është penalizuar për nja gabim të sajin, për të cilën përveçse ka marrë një dënim nga shteti, tashmë po dënohet për herë të dytë edhe nga individi.