Hashash që 10 vjeç/ Alarmi i mjekëve: Adoleshentët po eksperimentojnë përzierjet e drogave

Më shumë se tullumbacet me azot, që mbetet një fenomen i izoluar, shqetësues sipas mjekëve toksikologë të QSUT-së është përdorimi në masë i kanabisit tek adoleshentët.

Kanabisi tek këta të fundit po shton radhët e përdoruesve ndërkohë që problem është edhe ulja e moshës së atyre që e konsumojnë.

“Sot kemi edhe përdorues minorenë. Jemi shumë të shqetësuar për përdorimin masiv të kanabisit tek adoleshentët dhe ulja e moshës së përdoruesve. Kemi dëgjuar raste nga pacientët që referojnw që ka pasur me moshë 10-16 vjeç”, shpreh shqetësimin mjekja, Esmeralda Meta.

Mjekët pohojnë se tendenca e një adoleshenti për të sprovuar kanabis është eksperimentimi i përzierjeve të lëndëve narkotike qoftë edhe me medikamente mjekësore.

Fenomeni i tregtimit pa recetën e mjekut të medikamenteve të tilla e rëndon edhe më shumë gjendjen ndërsa adoleshentët nuk janë të vetëdijshëm për pasojat.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME