Ditën e sotme këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi feston ditëlindjen.
Në këtë ditë kaq të veçantë për të ajo mori urime të shumta nga familjarët dhe miqtë e saj më të afërt, mirëpo atë më specialin e mori nga motra e saj Eni Koçi.
Këngëtarja përmes një postimi në InstaStory, ajo e ka uruar të motrën me një dedikim mjaft të bukur, teksa i tregoi asaj që është e bekuar që ka një motër si ajo.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Jam e bekuar që kam një motër si ti. Je shoqja ime më e mirë. Të dua pafundësisht.”– ka shkruar Eni krahas fotos me këngëtaren.
Këtë ditëlindje Greta do e festojë ndryshe nga vitet e mëparshme, pasi këngëtarja është në pritje të ëmbël.