DRAMË SHQIPTARE/ Brenda shkollës me vetëm 1 nxënës, mësuesja udhëton 2 orë për në fshat: Prisja një klasë plot!

Sot në “Ftesë në 5” u trajtua një ngjarje reale në fshatin Boshanjë të Kolonjës. Fshati që ka vetëm 15 shtëpi, një shkollë dhe brenda saj studion vetëm një nxënëse, Alesia.

Mësuese Enverie Elezi udhëton për më shumë se 1 orë e gjysmë nga Korça për të shkuar në shkollën e Boshanjës, aty ku e pret vetëm Alesia.

“Rruga mu duk e vështirë, shkolla është në rregull. Aty mësova që nuk do kisha atë që kisha imagjinuar, shumë nxënës që gumëzhijnë dhe një klasë plot me fëmijë që bisedojnë me njëri-tjetrin, por mësova që ishte vetëm një nxënëse. Por është shumë mirë edhe kështu. Kam dëshirën që Alesias të mos i mungojë asgjë”, u shpreh ndër të tjera Elezi, e njohur tashmë si mësuese “Ena”./tch

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME