Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan është drejtuar një qytetar, i cili thotë se Igli Peti, kryeinfermier tek reparti ORL Spitali i traumës i ka premtuar ta pajisë me kartonin e licencës së infermierit, madje pa u futur fare në provim. Për këtë, denoncuesi i ka dhënë 2 mijë Euro, por nuk mori as licensën e as nuk mundet ta kontaktojë më Iglin, pasi i i ka bërë bllok.
Denoncuesi: Unë emigrova jashtë shtetit për arsye ekonomike dhe pas disa kohësh, atje m’u ofrua një vend pune si infermier në pozicionin që unë kisha mbaruar shkollën, por problemi ishte se unë nuk kisha licencën për arsye të miat personale. U vura në kontakt me Igli Petin, kryeinfermier në repartin e Orologjisë në Spitalin Ushtarak nëpërmjet një personi tjetër dhe ai më ofroi ndihmë sepse kishte një të njohur tek QSHA-ja, tek zyra ku përpunoheshin licencat dhe më tha që do “të të ndihmoj kundrejt një shume 2 mijë Euro”. Pasi më tha që “do të të ndihmoj”, i dhashë paratë dhe më tha që “në një kohë shumë të shkurtër do të pajisesh me licencë”. Në fillim më tha që “do e marrësh në një kohë shumë të shkurtër pa pasur nevojë farë që të hysh në provim”. Pastaj vazhdoi me justifikimet që “do të regjistrohesh, por nuk do të hysh fare”. Pastaj më tha që do të regjistrohesh, do të hysh sepse janë procedurat e atilla. Që nga Marsi 2022-shit e deri më sot, as nuk më kanë dhënë licencën dhe as nuk i kthyer lekët mbrapsht dhe ka humbur çdo kontakti me mua, ndaj dhe vendosa ta bëj publik.
Bashkëpunëtori i “Stop” u takua me Igli Petin, i cili pranoi, se ka marrë paratë, por premton, se do ta mbarojë shërbimin që ka marrë përsipër, pasi njeh një person në Qendrën e Shërbimeve Arsimore. Igli tha, se gjithçka do të përfundonte në Gusht.
Qytetari: Si kalove?
Igli Peti: Hajde!
Qytetari: Unë jam kunati i x!
Igli Peti: Po! Hajde! Për të liçensës?
Qytetari: Po!
Igli Peti: Po!
Qytetari: Ti e di, që i është prish shumë punë atij.
Igli Peti: Tashi, ai nuk është futur.
Qytetari: Po si do futet? Ku do futet?
Igli Peti: Është në Gjermani?
Qytetari: Po! Në qoftë se bën, të paktën t’i kthesh lekët, o burrë!
Igli Peti: Lekët ia kthej unë, po ajo me mendimin, se ai nuk është futur njëherë dhe ajo do t’ia bënte. E kupton, tashi?
Qytetari: Po i the për Mars.
Igli Peti: Dakord pra!
Qytetari: Kaloi për Qershor.
Igli Peti: E di, ajo tashi është në listën e Gushtit do flas dhe në qoftë se ashtu, do vish të ashtu..!
Qytetari: Po si do ia bëjmë pra?
Igli Peti: Do flas me x!
Qytetari: Ma sqaro, ça do bëhet? Si do…?
Igli Peti: Unë do flas me x.
Qytetari: Po!
Igli Peti: Ti do i japësh X numrin tim!
Qytetari: Po!
Igli Peti: Në Gusht tashi do t’i them unë asaj, se ajo ka pas nja 2-3 liçensa për të bërë. Tashi do t’i themi X, nëse do të jetë prezent. Po në të kundërt, do t’i kthejmë lekët. Nëse do futet vetë, se ai kur e bëri herën e parë, nuk u fut. Më kupton, në sistem.
Qytetari: Po s’u fut pra. As vërtetimin s’e morët, as…
Igli Peti: Po pra, po ky më tha mua, që ta bënte, po të mos ishe prezent te se është bërë me… duhet t’u fuste në provim! Më kupton? Si do veprojmë? Në të kundërt, unë do i flas asaj, që t’i marr ato. (Lekët)
Qytetari: Ti e ke akoma kontaktin atje?
Igli Peti: E kam kontaktin po, se merrem me këto. Ajo bëhet tashi. Ajo do flasë me atë, sepse ka pas fizioterapi, ka pas mjekësi, stomatologji. Tashi do flas me atë dhe do të them unë ty, do të kthej përgjigje. Këtë javë. Më kupton?
Qytetari: Të njejtën tarifë ka akoma? Nuk ndryshon tarifa?
Igli Peti: E njëjta tarifë, nuk ka fare…
Qytetari: 2000 euroshi jemi akoma?
Igli Peti: Aq janë tarifat, po unë do flas me x, ia shpjegoj x, si është muhabeti dhe do të them unë ty. Mirë?
Por as në Gusht, Igli nuk e kreu detyrimin dhe ndërpreu komunikimin.
Qytetari: Si je? Igli s’është?
Doktoresha: Kush?
Qytetari: Igli!
Doktoresha: Jo, Igli është me turne tani, nuk është.
Qytetari: Kur vjen?
Doktoresha: Nuk e di kur e ka, është me leje, apo jo. S’e di, se unë jam doktoreshë, prandaj.
Gazetarja e emisionit “Stop” provon të kontaktojë me të përmes telefonit, por pa rezultat.
Sekretaria telefonike: Numri, që ju kërkoni është i paarritshëm për momentin. Ju lutem provojeni më vonë!
Në Shtator, “Stop” shkon sërish në Spitalin e Traumës, por mëson se Igli ka bërë dorëzimet dhe ka shkuar në Gjermani.
Qytetari: S’ka njeri këtu tek Kryeinfermieri? Doja Iglin!
Infermierja: Ah, Iglin e kanë heq. E ka dorëzu. Është kjo.
Qytetari: Po ku ka vajt Igli?
Infermierja: Igli? Në Gjermani!
Qytetari: Ka ik në Gjermani, hë?
Infermierja: Po!