DOMEN, NË SHKOLLËN E FSHATIT KU NUK INVESTOHET PREJ SHUMË KOHËSH

Edhe ky vit shkollor e gjeti të pa rikonstruktuar shkollën 9- vjeçare të fshatit Domen në njësinë administrative Postribë. Kjo godinë shërben si shkollë për 8 nxënës, të ndarë në 2 klasa të ndryshme të cilët zhvillojnë mësim në ambjentet e dëmtuara nga mungesa e mirëmbajtjes. Gjatë dimrit situata bëhet edhe më e vështirë për shkak të lagështirës që krijohet në muret e amortizuara, ndërkohë që mësuesit dhe prindërit kanë ndërhyrë pjesërisht për të bërë riparime për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Vitin e kaluar, drejtues të arsimit në bashkinë Shkodër deklaruan se nuk mund të mërrret përsipër rikonstruksioni I një shkolle me kaq pak nxënës, por mund të diskutohet mundësia e transportit të tyre ne shkollën tjetër më të afërt.

Mirëpo ende sot, një vit më vonë, fëmijë të vegjël janë të detyruar të mësojnë në këtë shkollë drejt degradimit. Emigrimi i banorëve të fshatit është reflektuar edhe në numrin e nxënësve që ndjekin procesin mësimor në shkollën e fshatit Domen, për pasojë të gjitha këto ndryshime shoqërohen me mungesë investimesh. Në pak vite, kjo shkollë rrezikon mbylljen pasi duket se institucionet nuk do të gjejnë një zgjidhje për ofrimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe stafin e mësuesve në këtë shkollë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME