Rudina nuk ia përton ish-bashkëshortit: Gjithçka për ‘show’, do e gjejmë të drejtën i ka rënë në qaf njëri-tjetrit

Rudina Dembacaj ka folur së fundmi rreth pretendimeve të bashkëshortit te saj se vajza nuk e takon, duke u shprehur se gjithçka është një “show” dhe se do që të përfitojë nga fama e saj.

Edhe pse fillimisht ndarja e Rudina Dembacaj dhe Aleksandër Varfaj është dukur miqësore, kohët fundit ish-çifti ka përfunduar në gjyq dhe duket se shkak për këtë është bërë vajza e tyre.

Sipas pretendimeve të ngritura, Aleksandri nuk e takon vajzën e tij shpesh dhe shkak për këtë është Rudina, e cila mesa duket nuk dëshiron që Viktoria të takojë të atin.

Disa muaj më parë, Aleksandri pretendoi se kishte një vit pa e takuar vajzën e tij ndërsa Rudina në atë kohë u betua se për kokën e vajzës së saj, që nuk e ka ndaluar kurrë vajzën të takohet me babain e saj.

Ndërkaq në korrikun e këtij viti, Aleksandri bëri një postim në profilin e tij të Instagramit, duke treguar se pas shumë kohësh, më në fund kishte patur mundësinë të takonte vajzën e tij.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, e pyetur në lidhje me pretendimet e bashkëshortit të saj, Rudina është shprehur:

“Unë nuk kam absolutisht aspak problem tashmë kur njerëzit kërkojnë vëmendje dhe famë, t’i injoroj. Patjetër që e drejta është shumë e thjeshtë për t’u gjendur dhe do e gjejmë të drejtën se kush mendon që i ka rënë në qaf njëri-tjetrit apo çdo njeri që shënjestron dikë.

Eshtë e rëndësishme që të ketë tentuar ta zgjidhë njëherë përtej poraleve. Nëse unë dal sot dhe bëj ‘show’. E di çfarë më kujton kjo situatë, ishte një blogere e huaj në rrjetet sociale që jepte këshilla për fëmijët dhe ndërkohë fëmijët e vet i abuzonte, i linte pa ngrënë etj. Pra me pak fjalë çfarë shfaqim ne dhe çfarë bëjmë në realitet është shumë relative”.

Aktorja e njohur është pyetur gjithashtu nëse ndihet keq për këtë situatë të krijuar, kur njerëzit duan të përfitojnë nga fama e saj.

“Të them të drejtën, unë dua të shoh anët pozitive. Mua më vjen jashtëzakonisht mirë që kam një fëmijë të shëndetshëm, të lumtur, që kalojmë shumë kohë bashkë. Patjetër që ka shumë problematika në rritjen e një fëmije por sot unë ia kam dalë që me ndihmën e shumë profesionistëve, Viktoria të jetë një fëmijë i qetë dhe nuk dua që në rrjetet apo në tituj të qarkullojnë lajme se si Viktoria e ka kaluar këtë“, shton aktorja.

Rudina dhe Aleksandri kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 2016-të dhe u ndanë në vitin 2019-të.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME