Aktori i humorit, Gazmend Paja, është rritur në skenat shqiptare, dhe vazhdon të pëlqehet nga publiku.
Në rrjetet sociale ai shpesh poston duke lajmëruar ndjekësit për projektet e reja, teksa jetën personale mundohet ta mbajë sa më private.
Ditën e mërkurë, ai ka surprizuar ndjekësit, me një video ku shfaqet së bashku me të birin duke kënduar në makinë.
“Kam unë djalë”, quhet kënga që ka përzgjedhur aktori të prezantojë talentin e djalit të tij.