AKSIDENTET RRUGORE NË SHKODËR, FAJI JO VETËM I SHOFERËVE POR I TË GJITHËVE

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes tek Bexhisteni një zonë mjaft e njohur në qytetin e Shkodrës. Një e moshuar është përplasur nga një automjet I cili drejtohej nga një shtetas I huaj 29 vjeçar. Si pasojë e këtij aksidenti e moshuara është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjeksore ku nga sa është bërë e ditur gjendet në gjendje të rënduar. Ndërkohë nga ana tjetër policia ka arrestuar shtetasin e huaj dhe ka nisur procedurat e nevojshme të hetimit për zhbardhjen e këtij aksidenti.

Por në qytetin e Shkodrës nuk janë të pakta aksidentet si pasojë e parakalimeve të gabuara, mos respektimi I sinjalistikës rrugore apo me shpejtësi mbi normave të lejuara. Por fajtorë nuk mbeten vetëm drejtuesit e automjeteve pasi janë edhe vetë qytetarët si ata me biçikleta apo edhe ata që lëvizin në këmbë që shumë shpesh bëhen vetë burim aksidenti.

Në një vëzhgim të bërë këtë të premte nga Star Plus ajo që vihet re në rrugët me qarkullimin më të lartë janë të shumtë qytetarët që në asnjë moment nuk respektojnë asnjë sinjalistikë rrugore duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe të kalimtarëve të tjerë.

Ajo çka është lehtësisht e dukshme është se në qytetin e Shkodrës duhet një ndërgjegjësim masiv I qytetarëve. Në këtë mënyrë ata ruajnë jetën e tyre fillimisht e pastja edhe të të tjerëve në duke evituar ndodhjen e aksidenteve të ndryshme ku siç dihet nuk janë të pakta rastet ku këto aksidentë kanë qënë edhe fatale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME