Bëri test për të mësuar moshën e trupit, ekonomistja zbulon rezultatin

Stili i shëndetshëm i jetesës dhe aktiviteti fizik kanë ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv në organizëm. Enida Ramasaco, e ftuar në “Rudina” në Tv Klan është ekonomiste në profesion, por ushtrohet 2-3 orë në ditë. Ajo e ka ndjerë efektin e aktivitetit fizik në trupin e saj, mosha e të cilit rezulton shumë e re.

Enida Ramasaco: Unë kam bërë edhe një… është një si tip testi që bëhet, tregon, ti shtyn atë forcën tënde dhe tregon sa yndyrë ke ti në trup, sa është normale, sa duhet të jetë dhe se sa ke edhe sa je, çfarë moshe ke dhe si dukesh. Me këto përmasa që tregon ai aparati, të tregon se ti dukesh se je 30 vjeç. Për shembull, unë e bëra atë dhe isha 25 vjeç.

Rudina Magjistari: Dole 25 aty? Se është tjetër gjë të thuash se sa ndihesh dhe është tjetër gjë të të nxjerrë ky aparati.

Enida Ramasaco: Dhe ashtu ndihem, si aparati ndihem.

Volejbollistja Silvana Bushati, thotë se pavarësisht moshës së saj ndihet ende fëmijë.

Silvana Bushati: Për moshën time është shumë e thjeshtë për ta kuptuar se e gjen në internet, po unë sa herë kam ditëlindjen më pyet “vajza sa bëre?,” unë i them 12.

Klodian Murati: Pse moj je mama ti?

Silvana Bushati: Unë kam dy fëmijë.

Klodian Murati: T’i kesh me jetë!

Silvana Bushati: Unë gjiithmonë, domethënë që nga mosha 16 përveçse jam zgjatur nuk ndiej asnjë lloj ndryshimi në trupin tim. Ajo peshë ajo, deri diku vetëm pak gjatësia, nuk ka ndryshuar asgjë përveçe 9 muaj shtatzëni kështu që nuk e shoh veten në moshën që jam, gjithmonë e mbaj veten me kurajë që jam 12, 15, 13./tvklan.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME